Një djale me kompjuter mac ne tavoline dhe kafe duke shkruar ne nje magic trackpad

Në erën dixhitale që po jetojmë lajme të tilla zakonisht nuk bëjnë dhe aq përshtypje. Kjo sepse jemi mësuar që kompanitë e mëdha blejnë shpesh kompani të tjera. Facebook për shembull ka blerë Instagram dhe WhatsApp dhe pati shumë sukses. Por ka diçka interesante në atë që ka deklaruar drejtuesi kryesor i kompanisë moderne amerikane.

Tim Cook i ka deklaruar rrjetit CNBC para disa ditësh se Apple është gjithnjë në kërkim të kompanive të suksesshme në sektorin e teknologjive të reja. Kompania që ka hedhur në treg disa nga prodhimet më moderne të viteve ’90 dhe të këtij shekulli si Macintosh, iPhone, iPod, iWatch etj ble çdo 2-3 javë nga një kompani të re. Vetëm se bëhet fjalë gjithnjë për kompani të vogla. Ky është një fakt shumë interesant pasi kjo do të thotë se shumëkush e ka mundësinë të shesë një prodhim inovativ sot edhe pse jo i përmasave të mëdha.

Ajo që duket se i mungon Apple në vitet e fundit është blerja e kompanive të mëdha. Në fakt blerja e fundit e madhe e Apple është ajo e kompanisë Beats, e themeluar nga reperi i famshëm Dr. Dre, dhe që prodhon prodhime audio. Kjo kompani është blerë në vitin 2014, pra fiks para 5 vitesh. Nje pale kufje mbi kompjuter macintosh apple

Që atëherë konkurrentët e Apple (Google, Amazon, Facebook) kanë bërë disa blerje të mëdha, por Apple jo. Sipas analistëve Apple e ka vështirë të integrojë sistemet dhe punonjësit e vetë me ato të kompanive që ble. Në fakt shumë punonjës të Beats u larguan nga kompania pak kohë pasi ajo u ble nga Apple. Në rastin e kompanive të vogla kjo nuk është shumë problem.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.