Kreu Biznes Amazon Gjithkush Mund të Bëhet Postier me Amazon

Gjithkush Mund të Bëhet Postier me Amazon

Shërbimi i ri i Amazon për klientat "Prime Now" mundëson dorëzimin e pakove në një kohë shumë më të shkurtër se zakonisht

0
660
Amazon.com e themeluar nga Jeff Bezos
Logo e kompanisë Amazon të themeluar nga Jeff Bezos

Në fund të muajit shtator Amazon nisi në Seattle shërbimin Amazon Flex që i jep mundësinë gjithkujt të bëhet postier. Ndoshta është pak shpejt, por ky shërbim duket se do të revolucionojë një sektor që në vitet e fundit ka hasur edhe shumë ndryshime të tjera.

Shërbimi “on-demand” që si fillim mendohet t’i ofrohet vetëm klientave “Prime Now” krijon mundesinë që nëpërmjet instalimit të një aplikimi në telefon personi që dëshiron të lokalizohet nëpërmjet sinjalit GPS. Në momentin që kompania ka nevojë të dërgojë një pako individuon personin që ndodhet më afër magazinës ku ndodhet pakoja e i jep atij detyrën ta dërgojë në adresën e dëshiruar. Dorëzimi i pakos duhet të bëhet brenda vetëm 1 ore. Korrieri i improvizuar do të pagohet nga 18 deri në 25 dollarë në orë e mund të punojë sa të dëshirojë.

Ku dhe kur

Për momentin shërbimi Amazon Flex ofrohet vetëm ne Seattle, por shumë shpejt ai do të zgjerohet edhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara si Manhatan, Çikago, Austin e Portland. Nuk dihet akoma nëse do të vijë dhe kur do të vijë në Europë. Administratori i kompanisë Jeff Bezos është shprehur në disa takime të ndryshme se ka si qëllim ta eksportojë këtë model edhe në vende të tjera. Sidoqoftë ndoshta ështe me të vërtetë shpejt për të folur.

Shërbimi i postës super së shpejtë do të aktivizohet për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Problematikat

Ky projekt i Amazon, ashtu siç pritej, krijoi polemika dhe probleme të ndryshme. Të parët që u hodhën kundër këtij sistemi janë padyshim konkurrentët e Amazon. Ata kujtojnë se në këtë mënyrë këtyre punëtorëve të improvizuar nuk do ti pagohen sigurimet shoqërore përveç se do të jenë të pakontrollouar dhe nuk do të paguajnë taksat. Nga ana tjetër sindakatat kujtojnë se në këtë mënyrë punëtorët nuk do të kenë mundësi të organizohen në sindakata.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.