Lajme të mira për të gjitha bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë e do të vizitojnë vende të tjera të Bashkimit Europian. Duke nisur nga data 15 qershor 2017 kostoja e telefonatave do të jetë e njëjtë sikur të marrësh në telefon brenda vendit ku jeton. Por jo vetëm kaq. Ligji i ri që merr emrin në anglisht “roam like at home” do të aplikohet edhe për trafikun e të dhënave, pra me pak fjalë për internetin. Në Islandë, Lihtenshtejn dhe Norvegji ligji i ri për roaming nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, por pas datës 15 qershor.
Disa limite të ligjit të roaming
Jo Roaming të Përhershëm
Për të limituar abuzimet ligji do të ketë edhe disa limite. Jo më kot kjo liri këshillohet të përdoret nga qytetarët europianë që do të udhëtojnë jashtë vendit të tyre për pushime ose për punë dhe jo nga ata që zhvendosen përgjithnjë në një vend tjetër. Siç sqarohet edhe tek lajmërimi zyrtar i Këshillit të Europës ligji i ri i roaming nuk ka si qëllim roaming e përhershëm domethënë që ti lejojë përdoruesit të zgjedhin operatorin telefonik që kushton më lirë. Përkundrazi qytetarët europianë duhet të zgjedhin operatorin e vendit ku jetojnë dhe të përdorin roaming kur të jenë jashtë.
Ndër të tjera në faqen e Këshillit të Europës sqarohet që në rast se kur një qytetar ka një kontratë telefoni ose interneti me konsum pa limit ligji i roaming parashikon kushte të veçanta. Pra nuk do të lejohet që të përdoret internet e telefonata pa limit edhe kur qytetari shkon jashtë vendit të tij.
Një faqe për më shumë informacione mbi roaming
Këshilli i Europës ka krijuar një faqe që për momentin është vetëm në gjuhën angleze ku sqaron shumë prej pyetjeve dhe dyshimeve që mund të kenë qytetarët.

Një pyetje që na u duk interesante dhe që mund ti shtyjë në gabim qytetarët është ajo mbi telefonatat nga shteti ku jeton kundrejt vendeve të tjera evropiane. Siç sqarohet edhe tek faqja zyrtare në këtë rast nuk bëhet fjalë për roaming, pra nuk do të aplikohen tarifat si brenda vendit. Vetë fjala roaming do të thotë “të endesh”, pra të lëvizësh dhe kur je në vendin tënd presupozohet se nuk ke lëvizur. Tarifa që do të aplikohet, domethënë, nuk do të jetë lehtësuese.
Po në atë faqe sqarohet se një rregull e mirë është që mund të quhet roaming për sa kohë një qytetar kalon më shumë kohë në vendin ku ka bërë kontratën. Nëse koha që kalon jashtë e kalon kohën që kalon në shtëpi atëherë nuk mund të quhet më roaming.
Për mos të gabuar
Këshilli i Evropës e vë theksin shumë tek paqartësitë që mund të kenë qytetarët evropianë mbi zbatimin e ligjit. Shpesh herë njerëzit nuk e kanë shumë të qartë aplikimin e një ligji dhe siç ndodh rëndom në fushën e telekomunikacioneve gabojnë dhe pagojnë një çmim. Për të mos ndodhur ju këshillojmë edhe njëherë të vizitoni faqen zyrtare të pyetje-përgjigje të vënë në dispozicion. Nëse keni ndonjë paqartësi ose vështirësi me gjuhën angleze mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet faqes sonë në Facebook. Do t’ju përgjigjemi në kohë nëse disponojmë informacionin e kërkuar.














