8Mars, shënojeni këtë datë se ndoshta jeni të interesuar. Pas disa ditësh do të hidhen në ankand 3 autografe që gjeniu i Apple ka lëshuar në disa raste të ndryshme. Njëri është vënë tek një kurrikulum që ai ka bërë në vitin 1973 për të kërkuar punë. Dy autografet e tjerë janë bëri njëri mbi një manual të sistemit operativ të Makintosh OS X dhe tjetri në një gazetë. Duke pasur parasysh se Steve Jobs rrallë lëshonte augrafe, pra numri i tyre është me të vërtetë i kufizuar, mendohet se vlera e këtyre augrafeve dhe CVsë do të kapë shifra shumë të larta, disa dhjetëra mijëra dollarë në mos diçka më shumë.
Fakte interesante
Kurrikulumi është padyshim ai që ka ngjallur më shumë kureshtje. I shkruar vetëm 3 vite para se Steve Jobs së bashku me mikun e tij Stewe Wozniak të themelonin Apple ai tregon disa fakte interesante mbi aspiratat e personit që do të krijonte një ndër kompanitë më të suksesshme sot në botë. Në kurrikulum Steve Jobs, megjithëse fjalëpak, ka bërë edhe ndonjë gabim drejtshkrimi si për shembull ka shkruar Hewitt-Packard e jo Hewlett-Packard. Ai tregon për interesin e tij mbi teknologjinë, dizajnin dhe elektronikën, por nuk ka lënë as numër telefoni e gjithashtu thotë që nuk ka patentë.
Dy autografet e tjera janë vënë njëri tek një manual i Mac Os X me shkrimin “All the best, Steve Jobs”, pra “Gjithë të mirat, Steve Jobs” e tjetri mbi artikullin e një gazete.










