Një erë e re ka filluar në luftën jo dhe aq të heshtur të sistemeve operativë. Duke nisur nga muaji marsi i këtij viti sistemi operativ Android ja kalon Microsoft Windows. Në një kërkim të kompanisë së pavarur të statistikave dhe analizave të webit StatCounter Android është sistemi operativ më popullor përsa i përket përdorimit në instrumentat e ndryshëm teknologjikë. Flitet pra për përdorimin në kompjutera, laptop, tablet, telefona apo smartphone.

Microsoft ishte në krye të renditjes që nga viti 1980

37,93 % Android

37,91 % WIndows

Revolucioni në fushën e sistemeve operativë bëhet më domëthënës nëse analizohet disa të dhëna. Në deklaratën e tij për mediat shefi ekzekutiv i StatCounter Aodhan Cullen vë në dukje se supremacia e Microsoft vazhdonte prej 37 vitesh, pra që nga viti 1980. Ndërkohë që sistemi operativ Android para 5 vjetësh kishte vetëm 2,4 % të merkatos. Ky fakt pasqyron padyshim një hap të madh në zhvillimin e Android. Megjithëse diferenca duket shumë e vogël ajo ka një domëthënie dhe rëndësi shumë të madhe. Pikësëpari tregon se sa e lehtë është të ndryshojnë ekuilibrat edhe kur dukesh se je i pathyeshëm. Së dyti tregon se edhe një herë drejtuesit e Google që vunë bazat e Android pak vite më parë ditën si të qëllojnë në shenjë.

Janë 3 faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë ndryshim

84 % e kompjuterave në botë kanë sistem operativ Windows. 71,61 % e pajisjeve mobile (pa tablet) kanë sistem operativ Android.

Sipas shefit të StatCounter faktori kryesor i lidershipit të ri të Android është padyshim shtimi i numrit të smartphone. Siç mund të merret lehtësisht me mend Windows vazhdon të kryesojë renditjen në përdorimin e sistemit operativ në kompjutera. Për momentin shifra duket e pathyeshme. Microsoft Windows dominon me 84 % në përdorimin e sistemeve të tij operativë në kompjutera.

1 Windows Mobile po zhduket

Një telefon Lumia me sistem operativ Windows Mobile
Një telefon Lumia me sistem operativ Windows Mobile

Dihet tashmë se për smartphone Windows e ka humbur betejën. Sistemi i tij operativ mobile që është pothuasje i njëjtë me atë të kompjuterave mezi sa arrin tek 1%. Sidoqoftë lufta ndoshta nuk është akoma e humbur. Sisteme të reja operativë do të krijohen në të ardhmen për pajisje të reja. Për momentin për shembull sisteme operative krijohen për orat ose të ashtuquajturat smartwatch. Ndërkohë që fusha të tjera në zhvillim janë ato të realitetit të shtuar ose inteligjencës artificiale.

2 Kompjutera shiten gjithnjë e më pak

Kompjuter laptop dhe dollarë mbi tastierë
Kompjuter laptop

Një tjetër faktor që ka ndikuar në fitoren për momentin të Android është ulja e shitjeve të kompjuterave. Rritja e përdorimit të smartphone dhe tablet ka ulur ndjeshëm shitjen e kompjuterave në botë. PC dhe laptop tashmë përdoren më shumë për arsye profesionale ndërsa për përdorim të përditshëm telefonat kanë arritur cilësi dhe lehtësi përdorimi shumë të përparuara.

3 Android kryeson në Azi

Andorid
Android

Nga ana tjetër rritja e përdorimit të smartphone e tablet ka shkuar krah për krah me përdorimin e pajisjeve teknologjike në Azi. Është pikërisht ky kontinet që i jep vendin e parë Android. Ndërsa në Europë sistemi operativ Android është në vendin e dytë pas Windows në kontinentin amerikan është në vendin e tretë pra ja ka kaluar edhe iOS, sistemi operativ pë smartphone i Apple.

Por në Azi lidershipi i Android është i padiskutueshëm ndoshta edhe për faktin që shumë kompani aziatike prodhojnë telefona me sistem Android. Samsung për shembull prodhohet në Korenë e jugut, por mos të harrojmë edhe kompani të tjera të suksesshme kineze si Huawei apo Xiaomi.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.