Përdoruesit e iPhone 8 dhe iPhone X që kanë vendosur të përdorin karikimin wireless duhet të kenë kujdes. Siç dihet Apple vendosi që me hedhjen në treg të modeleve të fundit të iPhone të përdore standartin Qi për karikimin me anë të një Pad dhe jo të kavos. Pad është një si tip jastëku ku mund të vendosësh telefonin pa pasur nevojë ta lidhësh me kabëll. Teknologjia është padyshim interesante dhe shumë e rehatshme. Nuk ka më nevojë të lidhësh kavon sa herë do të karikosh telefonin. Vetëm se me sa duket kjo rehati ka koston e vetë. Të paktën i këtij mendimi është gazetari Adrian Kingsley i faqes së internetit ZDNET shumë e njohur në fushën e teknologjisë.
Dy janë problemet kryesore që janë hasur me karikimin pa kavo
Gazetari i ZDNET ka blerë para 6 muajsh një iPhone 8 dhe në gjithë këtë periudhë ka përdorur sistemin e karikimit wireless. Sipas Apple iPhonat e hedhur në treg kanë një rendiment që arrin tek 80% edhe pas 500 cikleve të plota karikimi. Vetëm se gazetari i IBM ka vënë re që këto cikle arrihen shumë më shpejt nëse telefoni karikohet me sistemin wireless. Në fakt pas vetëm 6 muajsh janë konsumuar 135 cikle karikimi.
Gazetari ka vënë re gjithashtu që bateria shkarkohej më shpejt nëse karikohej me wireless në krahasim me karikimin me kabëll.
Problemi deri më tani është hasur në një telefon të vetëm, atë të gazetarit në fjalë e nuk ka raste të tjera të bëra publike. Apple nuk ka bërë ndonjë deklaratë për të përgënjeshtuar lajmin e mesa duket po studion situatën. Në ditën e ardhshme pritet që të qartësojë klientët dhe investitorët.
Nuk është hera e parë që karikimi wireless nxjerr probleme
Sistemi i karikimit pa kabëll përdoret prej vitesh në sistemin operativ Android si për shembull tek Samsung Galaxy S7, S8, S9, Lg G6, Lg V30, Moto Z, Sony Xperia Xz2, Nokia 8 Sirocco, etj. Ndër vite ka ndodhur disa herë që shumë përdorues të kenë sinjalizuar probleme me këtë lloj sistemi, pra nuk bëhet fjalë vetëm për një problem të Apple, por të sistemit të karikimit wireless në përgjithësi.
Ajo që mund të këshillojmë për momentin është që të keni kujdes në përdorim e karikimit wireless e ta përdorni atë vetëm në rast se është me të vërtetë e domosdoshme. Deri sa të ketë të reja nga Apple do ishte më mirë të përdorej mënyra tradicionale e karikimit me kabllin e mirënjohur Lightning.
Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me kuriozitete nga bota e shkencës dhe teknologjisë të lutem kliko këtu










