Në këtë artikull duam të ndajmë me lexuesin përshtypjet tona për një ndër eReader më interesantë në shitje të hedhur në treg nga Amazon. Nëse jeni të interesuar Kindle Oasis mund ta blini në Itali direkt nga faqja e Amazon.
1. Kindle Oasis: shije dhe elegancë
Amazon vendosi të hedhë në treg versionin e dytë të Kindle Oasis vitin e kaluar. Me Kindle Oasis kompania amerikane i drejtohet përdoruesve që krahas kënaqësisë së leximit ndjekin me interes dhe pasion edhe modën. Kindle Oasis është jo vetëm një instrument i përshtatshëm për të lexuar libra dhe revista, por ka edhe karakteristika teknike dhe një elegancë të pakrahasueshme.
2. Ekrani
Ekrani 7 inç është më i madh se versionet e tjera të Kindle që zakonisht janë 6 inç. Ai ka aftësinë ti përshtatet dritës së ambientit ku ndodhemi me lehtësi. Sidoqoftë, nëse lexuesi e ndjen të nevojshme mund ta ndryshojë dritën e ekranit sipas dëshirës.
Si të gjithë Kindle e tjerë në shitje ekrani nuk e reflekton dritën e diellit, pra leximi është i njëjtë me atë të një libri normal dhe jo si të lexosh në smartphone.
Leximi në një ekran antireflektim dhe më të madh se zakonisht është padyshim më i këndshëm. Nga ana tjetër një ekran më i madh e bën më të vështirë për ta mbajtur Kindle me një dorë, por tashmë jemi mësuar me ekrane gjithnjë e më të mëdha.
3. Audible
Për të apasionuarit e audiolibrave (librat që mund të dëgjohen) është e mjaftueshme të bëjmë login me llogarinë e Amazon dhe librat shkarkohen direkt në Kindle. Vetëm se Kindle Oasis nuk ka as altoparlant të brendshëm dhe as portën për të lidhur kufjet. Për të dëgjuar librat e preferuar duhen të lidhemi me bluetooth me kufjet apo altoparlantin e shtëpisë ose makinës. Procedura, sidoqoftë, është e lehtë dhe e shpejtë.
4. Bateria
Ndërsa bateria e të gjithë Kindle reziston me të vërtetë disa javë, nëse përdorim shpesh audiolibra padyshim që kjo nuk është e vërtetë. Kjo për faktin se dokumentat audio konsumojnë më shumë energji se ato të tekstit. Për më tepër fakti që Amazon ka vendosur të përdorë vetëm bluetooth për të lidhur Kindle Oasis me kufjet ose altoparlantët e bën instrumentin të konsumojë më shumë energji. Kjo nuk do të thotë që do na ngelet leximi në mes pasi sido që të jetë rezistenca e baterive është vërtetë e kënaqshme.
5. Rezistenca ndaj ujit
Me afrimin e verës lexuesit janë në kërkim të instrumenta që të mund të përdoren në ambiente të ndryshme sidomos në pishina dhe në det. Kësaj radhe Amazon duket se ka menduar seriozisht për këtë. Kindle Oasis i reziston ujit deri në 60 minuta dhe në një thellësi deri në 2 metra. Vështirë se do të kemi nevojë të lexojmë një libër në fund të detit apo liqenit, por të paktën mund të lexojmë pa frikë brenda ose buzë pishinës, detit apo në varkë. Ah, meqë ra fjala a lexoni ndonjëherë në vaskë apo në dush? Provojeni njëherë! Ose provoni ta lidhni Kindle tuaj me Audible e të dëgjoni një libër në makinë, vaskë apo dush.
6. Të dhëna teknike
- Ekrani 7 inç
- Pesha 194 gramë
- Rrjete: shitet në dy versione, vetëm me WiFi ose me WiFi dhe 3G
- Përmasat: 159 mm x 141 mm x 8.3 mm (ana më e ngushtë 3.4 mm)
- Bateria: reziston deri në 6 javë me 30 minuta lexim në ditë
- Rezistenca në ujë: deri 60 minuta në 2 metra thellësi
- Ngjyra: Grafit (gri) apo Champagne Gold. Me këtë të fundit Kindle duket më të vërtetë shumë tërheqës.
- Sensor drite të integruar me 12 LED
- Formatet dixhitalë që lexon: AZW, AZW3, PDF, MOBI, PRC, TXT













