Për të gjithë të apasionuarit e librit dixhital kemi dëshirë të ndajmë me lexuesin eksperiencat tona nga bota e eReader. Çmimet që shihni janë të përditësuara nga dyqanet online në Itali ku shpesh këto produkte kushtojnë shumë më lirë se në Shqipëri.
1. Amazon Kindle Paperwhite
Po e themi që në fillim, për ne eReader-i më i mirë në raportin çmim/cilësi është Amazon Kindle Paperwhite. Sot për sot është instrumenti me çmimin më të favorshëm në treg nga të gjithë eReader me funksione të avancuara. Në treg mund të gjejmë edhe eReader më të lirë, por zakonisht janë të para disa viteve ose i mungojnë shumë funksione e kanë vetëm ato bazë. Kushton 129 €, por këto ditë Amazon e ka ulur çmimin në shumë vende të botës me rastin e festës së nënës që festohet në shumë vende të botës në datën 13 maj.
Çmimi
Përmasat (mm)
Pesha
Ekrani
Kapaciteti
Formatet që lexon
Rizolucioni
129,99 €
169 x 117 x 9,1
205 (WiFi) / 217 (WiFi + 3G) gramë
6″ (15,2 cm)
4 GB
mobi, pdf, txt, html
300 ppi






