Nje vajze qe po sheh orarin e udhetimit ne aeroport

A e keni parasysh atë momentin kur jeni duke pritur dikë e vazhdoni ta mbani kokën tek ekrani në aeroport? Apo dhe kur kontrolloni orë e minutë faqen web të aeroportit duke pritur ndonjë përditësim për fluturimin e të afërmit tonë e faqja nuk përditësohet? Apo dhe kur arrini me vrap në aeroport dhe fluturimi është me vonësë. Google Flights ka menduar për ju. Jo vetëm që jep informacione për udhëtimin në kohë reale. Më shumë akoma. Falë inteligjencës artificiale Google Flights tregon nëse avioni është me vonesë.

Nje grafik i google flights qe parashikon vonesen e fluturimitDihet që Google ka një bazë të dhënash shumë të madhe mbi gjithçka që ndodh dhe padyshim edhe mbi fluturimet. Kompania ka vendosur ti përdorë të gjitha këto të dhëna për të parashikuar nëse një fluturim do të niset në kohë apo do të ketë vonesa. Në bazë të eksperiencave të mëparshme programi i inteligjencës artificiale do të llogarisë mundësinë që fluturimi të jetë me vonesë. Mjafton që të bëjmë një kërkim të thjeshtë me kodin e fluturimit apo me nisje, mbërritje dhe emrin e kompanisë në Google.

Nëse mundësia e vonesës është 80% google do dërgojë një mesazh

Nëse probabiliteti që fluturimi të jetë me vonesë është më i lartë se 80 % Google do ti dërgojë një mesazh në telefon udhëtarit për ta lajmëruar. Kjo falë edhe faktit që Google arrin ta kuptojë sa herë që ne blejmë një biletë avioni kur bileta vjen tek adresa jonë e gmail. Pra në këtë rast nuk ka nevojë që të fusim kodin e fluturimit. Padyshim që kjo nuk do të thotë që mund të rrezikojmë e të shkojmë me vonesë në aeroport. Google nuk mban asnjë lloj përgjegjësie në këtë rast. Por do të jetë një sinjal më shumë për tu informuar për fluturimin para se të nisemi nga shtëpia.

Vlen të përmendet edhe fakti që tek Google Flights që do ketë më shumë informacione të tjera mbi udhëtimin siç mund të jenë avantazhet e lehtësitë që ka kush ka prerë një biletë biznesi. Apo edhe kufizimet për ata që kanë blerë një biletë low cost si për shembull pesha dhe dimensionet e valixhes.


Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem
kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.