Për të gjithë të apasionuarit e librit dixhital kemi dëshirë të ndajmë me lexuesin eksperiencat tona nga bota e eReader. Çmimet që shihni janë të përditësuara nga dyqanet online në Itali ku shpesh këto produkte kushtojnë shumë më lirë se në Shqipëri.

1Amazon Kindle Paperwhite

Po e themi që në fillim, për ne eReader-i më i mirë në raportin çmim/cilësi është Amazon Kindle Paperwhite. Sot për sot është instrumenti me çmimin më të favorshëm në treg nga të gjithë eReader me funksione të avancuara. Në treg mund të gjejmë edhe eReader më të lirë, por zakonisht janë të para disa viteve ose i mungojnë shumë funksione e kanë vetëm ato bazë.  Kushton 129 €, por këto ditë Amazon e ka ulur çmimin në shumë vende të botës me rastin e festës së nënës që festohet në shumë vende të botës në datën 13 maj.

Çmimi

Përmasat (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

129,99 € 

169 x 117 x 9,1

205 (WiFi) / 217 (WiFi + 3G) gramë

6″ (15,2 cm)

4 GB

mobi, pdf, txt, html

300 ppi

2Amazon Kindle Oasis

Kur flitet për Amazon Kindle Oasis duhet të kemi parasysh që po flasim për një prodhim të cilësisë së lartë e me funskione të avancuara. E padyshim është edhe kjo arsyeja që çmimi i Kindle Oasis është ndër më të lartët në treg për këtë kategori. Për mendimin tonë janë lekë të investuara mirë, por padyshim për ata që kanë një mundësi më shumë ose që dëshirojnë të bëjnë një dhuratë me të vërtetë speciale.

Në krahasim me Kindle Paperwhite bie menjëherë në sy pesha më e lehtë dhe përmasat më të vogla megjithëse ekrani është më i madh. Për më tepër Kindle Oasis është rezistent ndaj ujit si pak prodhime në tregun e eReader. Prodhohet në ngjyra të ndryshme, por versioni Champagne Gold për të cilin kemi folur para disa ditësh është me të vërtetë tërheqës.

Çmimi

Përmasat (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

 

249,99 € 

159 x 141 x 3,4-8,3

194 gramë

7″ (17,7 cm)

8 GB ose 32 GB

mobi, pdf, txt, html

300 ppi

3Nook Glowlight 3

Ky ebook Reader prodhohet nga Barnes & Noble, kompania me më shumë librari në Amerikë. Glowlight 3 u hodh në merkato 2 vjet pas Glowlight Plus dhe në fakt dukej sikur Barnes & Noble po dilte nga tregu i eReader. Ka karakteristika shumë të ngjashme me Kindle Paperwhite.

Tek ky eReader na pëlqen mundësia për të lexuar libra dixhitalë në formatin ePub që është edhe standarti më i përhapur. Kushton 10 € më pak se Kindle Paperwhite, por ka 8 GB memorje, pra dyfishin. Po ashtu lejon mundësinë që faqet e librit të ndërrohen edhe me butona e jo vetëm nga ekrani. Kjo e bën disi më të madh. Për fat të keq është më e vështirë ta gjesh në shitje. Kindle Paperwhite gjendet më kollaj e shpesh në ofertë.

Çmimi

Përmasa (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

 

119,99 € 

175 x 127 x 9,6

190 gramë

6 ” (15,2 cm)

8 GB

ePub, pdf

300 ppi

4Kobo Aura H20

Kobo Aura H20 është një tjetër eReader që konkurron me Kindle të Amazon. Ai është një instrument që si karakteristika dhe cilësi mund ta vendosim midis Kindle Paperwhite dhe Kindle Oasis. Po ashtu si Kindle Oasis, Aura H20 është rezistent ndaj ujit, ka memorie 8 GB dhe ka pak a shumë të njëjtën madhësi të ekranit. Pesha është pak më e madhe se Oasis, por edhe se Kindle Paperwhite.

Kobo Aura H20 e vlerësojmë më shumë për mundësinë e të lexuarit libra në formate të ndryshme dhe ekranin e këndshëm me dritë të pasme që i përshtatet ambientit.

Çmimi

Përmasa (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

 

179,00 

173 x 129 x 9

209 gramë

6,8 ” (17,3 cm)

8 GB

ePub, pdf, txt, html, mobi, rtf, cbz, cbr

300 ppi

5Amazon Kindle

Këtu po flasim për bazën e eBook Reader. Amazon Kindle është një produkt i thjeshtë për fillestarët ose për ata që preferojnë mos të përdorin ekskluzivisht eReader për të lexuar libra. Kjo jo për faktin se nuk i mban bateria. Përkundrazi. Vetëm se Kindle ka ndonjë mangësi në krahasim me vëllezërit e tij të Amazon apo dhe kushërinjtë e kompanive të tjera. Mungesa e dritës së ekranit sipas nesh është problemi kryesor, pasi karakteristikat e tjera janë vogëlsira. Në fakt Amazon Kindle ka ekranin Touch, po ashtu si gjithë eReader e tjerë të avancuar. Mos të harrojmë që drita e ekranit është shumë e dobishme për ata që lexojnë natën e nuk duan të ndezin abazhurin.

Fuqia e këtij produkti vjen nga çmimi. Amazon Kindle në fakt kushton gati sa gjysma e  Kindle Paperwhite që zakonisht kushton 129 €, megjithëse shpesh ky i fundit gjendet edhe në ofertë.

Çmimi

Përmasa (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

 

69,99 € 

160 x 115 x 9,1

161 gramë

6 ” (15,2 cm)

4 GB

mobi

167 ppi

6Kobo Aura One

Si nga çmimi, po ashtu edhe nga cilësia Kobo Aura One është një konkurrent direkt i Kindle Oasis. Ky eReader është vlerësuar shumë nga ekspertët e sektorit për rezistencën ndaj ujit dhe për ekranin e madh dhe shumë të pastër, pa shumë butona. Në fakt ekrani i Kobo Aura One është gati 8 inç, pra një inç më i madh se Kindle Oasis.

Ndërsa nga njëra anë madhësia e ekranit e bën këtë eReader më të kollajshëm për të lexuar libra nga ana tjetër pesha e tij rritet dhe bëhet edhe pak më e vështirë për ta mbajtur me një dorë.

Çmimi

Përmasa (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

 

229,00 

196 x 139 x 7

230 gramë

7,8 ” (19,8 cm)

8 GB

ePub, pdf, txt, html, mobi, rtf, cbz, cbr

300 ppi

7Onyx Boox Max 2

Le të flasim qartë. Onyx Boox Max 2 nuk është një eBook Reader për të gjithë. Fjala Max tek emri i eReader ka pikërisht atë kuptim: është shumë i madh. Ekrani i Onyx Boox Max 2 është 13 inç, pra sa një kompjuter ose një fletë A4. Pra nëse keni nevojë për të lexuar vetëm libra ky eReader nuk është për ju.

Në fakt Onyx Boox Max është hedhur në treg për një merkato të veçantë: atë akademike. Ai është perfekt për të lexuar artikuj shkencorë në formatin PDF që me eReaderat e mësipërm është pothuajse e pamundur për ti lexuar. Mund të përdoret nga studentët, inxhinjerët dhe shumë profesionistë të tjerë. Çmimi është një pengesë jo e vogël pasi kushton sa një iPad.

Çmimi

Përmasa (mm)

Pesha

Ekrani

Kapaciteti

Formatet që lexon

Rizolucioni

 

799,99 € 

237 x 325 x 8

549 gramë

13,3 ” (33,8 cm)

32 GB

mbi 15 formate teksti, foto e video

207 ppi

 

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.