Kreu Biznes Nokia do të Nxjerrë së Shpejti në Treg disa Instrumenta të Rinj

Nokia do të Nxjerrë së Shpejti në Treg disa Instrumenta të Rinj

Pajisjet e reja të Nokias do të krijohen mbi sistemin operativ Android të krijuar nga Google dhe që e gjejmë në shumë prej telefonave dhe tabletave që përdorim

0
949
Telefon i vjetër nokia mbi tavolinë me mbulesë të kuqe

Lajmi që kompania po planifikon të hedhë në treg 3-4 pajisje të reja u konfirmua edhe nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Mike Wang dhe “Android Authority” pohon se do jetë pikërisht ky sistem operativ në bazën e këtyre pajisjeve.
Edhe pse Nokia do e bëjë njoftimin zyrtar para përfundimit të vitit 2016, pajisjet e reja ndoshta mund të dalin në fillim të vitit 2017. Data e lançimit në treg të këtyre pajisjeve të reja me sa duket do të varet prej testimit dhe zhvillimit të tyre.

Për sa i përket specifikimeve të pajisjeve të ardhshme, Nokia nuk ka dhënë ndonjë hollësi. Megjithatë, sipas disa thashethemeve, Nokia është duke planifikuar për të futur dy aparate premium këtë vit që do të kenë sistemin Android 7.0 Nougat.
Smartphone i ri Nokia do të vijë në dy përmasa: 5.2 inç dhe 5.5 inç e do të kenë ekrane QHD OLED. Proçesorët do të jenë Snapdragon 820 dhe kamerat me rizolucion 22-megapixel. Të dy aparatet pritet të jenë metalike e rezistente ndaj ujit e pluhurit.

Ka shumë mundësi që pajisjet e reja të jenë dy smartphone dhe një ose dy tableta e të jenë duke u dizajnuar nga HMD, kompania finlandeze që bleu të drejtat e licencimit për të përdorur markën Nokia dhe që është e njohur gjithashtu për faktin se është e përbërë nga shumë prej ish-punonjësve të Nokias dhe Microsoftit.”

Pajisjet e reja do të prodhohen nga Foxconn, kompania e famshme tajlandese e njohur edhe për prodhimin e iPhone, Wii U, PlayStation 4, Xbox One e BlackBerry

Nostalgji dhe rinovim

Kompania finlandeze HMD ka njoftuar se ka punësuar si shef marketing Pekka Rantala që ka qenë më parë drejtues i Rovio, kompanìsë që ka krijuar lojën “Angry Birds” dhe gjithashtu një punonjës i vjetër i Nokia.
I është lënë atij përgjegjësia për të ringjallur markën Nokia dhe në thelb do të jetë ai që do të tregtojë pajisjet e ardhshme me Android të Nokias. “Nokia është një markë e njohur globalisht, dhe ne kemi një shans për ta rinovuar atë si kurrë më parë”, ka thënë Rantala për CNET: “E dua Nokian, e dua atë që ajo simbolizon dhe jam ndër ata që duan ta shohin atë të rritet përsëri.”

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.