Kreu Biznes 15 Dhjetor 2016: Hyn në funksion Galileo, sistemi GPS europian

15 Dhjetor 2016: Hyn në funksion Galileo, sistemi GPS europian

Një ditë e rëndësishme për Europën: debuton sistemi GPS

0
1605
Sateliti Europian në hapësirë

Sistemi i ri satelitar europian Galileo do të jetë në konkurrencë direkte me sistemin amerikan GPS dhe atë rus Glonas. Ekspertët europianë thonë që ky sistem i jep më në fund Europës pavarësinë për sa i përket sistemeve GPS. Galileo ka një platformë më të avancuar dhe për pasojë do të ofrojë një shërbim më të mirë se konkurrentët. Sidoqoftë flasim për hapat e parë kështu që si fillim mbështetja do të jetë vetëm për disa instrumenta më të avancuar. Instrumentat e parë ku mendohet se do funksionojë janë disa me procesorë Snapdragon të Qualcomm. Numri i instrumentave kompatibël do të shtohet me kalimin e kohës – thonë përgjegjësit e projektit.

10 miliardë Euro, 17 vjet punë e 18 satelitë. Janë këto disa nga shifrat e bëra publike nga Agjensia e Hapësirës Europiane.  Sipas agjensisë dhe Komisonit Europian pas dy vitesh satelitët do të bëhen 26 dhe në vitin 2020, vit kur sistemi do të hyjë në funksionim plotësisht, satelitët do të bëhen 30.

Një investim europian që pritet të ketë shumë leverdi

Sipas ekspertave në 20 vitet e ardhshme parashikohen të ardhura që do arrijnë deri në 90 miliardë Euro vetëm nga përdorimi i sistemit Galileo. Nëse krahasohen me 10 miliardat e harxhuara deri më tani investimi duket se do jetë me të vërtetë i frytshëm.  Jo vetëm kaq. Europa sot për sot varet shumë nga sistemet e tjera satelitare dhe dalëngadalë do e reduktojë këtë varësi duke kursyer në favor të sistemit Galileo.

Saktësi më të lartë se konkurrentët

Sipas ekspertëve të agjensisë, kur të hyjë plotësisht në funksionim, sistemi Galileo do të ofrojë të dhënat me një saktësi të vetëm 1 metri largësi. Bëhet fjalë për një sistem shumë më preciz sesa konkurrentët dhe që arrihet falë kërkimeve të gati 2 dekadave. Ky sistem është 10 herë më i saktë sesa sistemet aktuale – tha Maros Sefcovic, zëvendëspresident i Komisionit Europian. Kjo saktësi do të jetë shumë dobishme për shembull për sistemet e makinave të së ardhmes sidomos për makinat autonome që kanë nevojë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me satelitët në mënyrë që të ofrojnë një siguri sa më të lartë.

Një sistem që do të sjellë shumë përfitime

Ndër shërbimet që do të ofrojë sistemi Galileo një vend të rëndësishëm e zë Sistemi i Kërkimit dhe Shpëtimit (Sar). Pozicioni i personave që ndodhen në vështirësi  në mal ose në det, për shembull, mund të gjendet shumë më shpejt. Do të mjaftojnë vetëm 10 minuta në krahasim me disa orë të sistemeve aktuale. Kjo do të thotë që të shpëtohen shumë më shpejt e shumë më shumë jetë njerëzish. Sistemi do të jetë i dobishëm edhe për makinat që qarkullojnë në metropolet e mëdha midis dhjetëra grataçielave që dobësojnë jashtë mase sinjalet e sisteme të sotshme.

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.