Kreu Biznes Facebook Facebook Mbyll 23 Faqe të Rreme në Itali

Facebook Mbyll 23 Faqe të Rreme në Itali

Faqet e mbyllura shpërndanin lajme fallco dhe të manipuluara dhe pjesa më e madhe ishin të Lëvizjes 5 Yje (Movimento 5 Stelle) dhe Lega Nord

0
899
Teksti Fake News (Lajme te Rreme) me sfond te bardhe

Facebook ka dhënë më në fund një sinjal që pritej prej kohësh jo vetëm në Itali. Kompania amerikane e rrjetit më të madh social në botë ka vendosur të mbyllë 23 faqe që shpërndanin lajme të rreme. Kujtojmë se në të gjithë botën Facebook është shumë i kritikuar kohët e fundit për sa i përket kontrollit të informacioneve që publikohen në faqen e vetë.

Në datën 27 prill Facebook publikoi një raport prej 13 faqesh

Në fakt para 2 javësh, pas shumë presioneve, Facebook shpalli edhe një strategji për të luftuar faqet me informacione dhe artikuj të rremë. Strategjia prej 13 faqesh e bërë publike në datën 27 prill erdhi si përgjigje e një periudhe të gjatë diskutimesh mbi rolin e rrjetit social në zgjedhjet amerikane e më pas në ato francese. Facebook është akuzuar vazhdimisht se ka lejuar që në rrjetin social të publikohen artikuj, foto e video me informacione të pavërteta në mënyrë që të ndryshonin opinonin e zgjedhësve.

2,5 milionë follower dhe 2,44 milionë reagime e komente me mesazhe fyese e raciste

Numri i përgjithshëm i individëve që ndiqnin faqet e mbyllura arrin në 2 milionë e gjysëm dhe komentet ishin gati po aq. Shumë nga këto faqe ishin krijuar me një emër dhe me kalimin e kohës kishin ndërruar emrin. Në këtë mënyrë shumë persona që ndiqnin një faqe që nuk ishte për shembull raciste ose përmbajtje politike e kanë gjendur veten pa e ditur në një pozicion aspak komod.

Gjysma e faqeve ishin përkrahës të “Lëvizjes 5 yje” apo “Lega Nord”

Siç edhe mund të merret me mend një pjesë e mirë e këtyre faqeve ishin përkrahëse të partive që sot qeverisin në Itali dhe që janë shumë aktive në rrjetet sociale. Ndër faqet e mbyllura gjejmë për shembull “Lega Salvini premier Santa Teresa di Riva” që kishte  ndryshuar vazhdimisht emër dhe që emrin fillestar e ka pasur “Associazione allevatori della Provincia di Messina” (Shoqata e blegtorëve të Provincës së Mesinës).

Djale me hinse me je kompjuter laptop mbi gju duke shkruar ne facebookNjë faqe tjetër është “Vogliamo il Movimento 5 Stelle al governo” (Duam Lëvizjen 5 Yje në qeveri” e njohur edhe më parë për shpërndarjen e një lajmi të rremë mbi shkrimtarin Roberto Saviano. Faqja kishte shpërndarë një deklaratë të rreme të shkrimtarit të përndjekur nga mafia: “Sinqerisht, preferoj të shpëtoj më mirë refugjatët dhe miqtë e mi klandestinë sesa të ndihmoj italianët qaramanë dhe të llastuar“. Saviano e përgënjeshtoi këtë deklaratë, por siç dihet për fat të keq shumë lajme në rrjetet sociale është vështirë ti ndalosh një herë që janë bërë publike.

Nëse të interesojnë artikuj të tjerë me kuriozitete nga bota e shkencës dhe teknologjisë të lutem kliko këtu


Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi rrjetet sociale. Nëse do të dish më shumë të lutem
kliko këtu

 

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.