Sipas ekonomistëve të MIT dhe Boston University efektet e rritjes së numrit të robotëve do të ndihen gjithnjë e më shumë në merkaton e punës. Është diskutuar shpesh dhe vazhdon të diskutohet mbi efektin që robotët kanë mbi jetën tonë të përditshme. Kjo jo vetëm përsa i përket merkatos së punës, por edhe për aspekte të tjera të jetës së përditshme. Shqetësime ngrihen për shembull për sigurinë, por shpresa dhe aspekte pozitive shihen në fushën e mjekësisë.
Efektet negative të robotëve kanë ndodhur tashmë
Studimi i Daron Acemoglu dhe dhe Pascual Restrepo mbulon periudhën e viteve 1990 – 2007 dhe kërkimet janë bërë në merkatos e punës amerikane. Në 18 vitet e studiuara në SHBA janë humbur rreth 670.000 vende punë, pra rreth 37200 vende pune në vit.
Studimi ka marrë parasysh edhe efektet negative që mund të kenë pasur faktorë të tjerë si për shembull globalizimi dhe demografia.
Shifra negative dhe shqetësuese
Një robot për 1000 punëtorë do të thotë 5,6 vende pune më pak dhe rroga 0,5 % më të ulëta
Duke pasur parasysh që studimi është kryer në një periudhe ku automatizimi i proceseve të punës ishte në fazat fillestare studjuesit të lënë të kuptosh se e ardhmja do të jetë më shqetësuese. Në modelin e tyre kanë llogaritur se në vitet e studjuara në SHBA është futur në industri rreth 1 robot për 1000 punëtorë. Kjo përkthehet në 5,6 vende pune të humbura dhe ulje të rrogës për çdo punëtor me 0,5 %. Pra nësë një punëtor pagohet 500 000 lekë në të ardhmen do të pagohet 49 750 lekë. Kjo shifër nuk duket dhe aq negative, por fakti që rroga është në ulje nuk është shumë shpresëlënës.
Efekte në ndryshme në bazë të vendeve, sektorëve dhe gjinisë
Në studimin e tyre dy ekonomistat vënë theksin mbi disa aspekte të tjera. Në radhë të parë impakti i robotëve do të jetë i ndryshëm në shtete dhe në vende punë të ndryshme. Sipas tyre ky impakt nuk të jetë për shembull i njëjtë në Kinë dhe Meksikë. Kjo varet shumë dhe nga sektorët në të cilët një vend është më i specializuar. Një ndër industritë më të goditur është manifaktura. Në vitet e studjuara në këtë industri janë humbur 6 vende pune në 1000 dhe rrogat janë ulur me 0,6 përqind.
Ndërkohë që automatizimi ka efekte si mbi gratë ashtu edhe mbi burrat duket se mbi këta të fundit efektet mbi humbjen e vendeve të punës të kenë qenë më negative. Burrat kanë humbur gati dyfishin e vendeve të punës që kanë humbur gratë.
Pak optimizëm
Ndërkohë që tashmë robotët janë një rrezik real mbi punësimin në shumë vende nuk duhet harruar që teknologjia ka edhe efektet e veta pozitive. Zhvillimet e fundit kanë krijuar për shembull kushte më të mira pune në të gjitha fushat e punësimit. Në të njëjtën kohë janë krijuar edhe vende të reja pune dhe profesione të reja si analist të dhënash dhe zhvillues softwaresh e krijues faqesh interneti. Vetëm se profesionet e reja kërkojnë një përgatitje më të madhe ndërkohë që efektet e robotikës ndihen më shumë në profesionet që janë më shumë manuale.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu
















