Ajo që ka bërë kompania kineze me projektin RoadReader është me të vërtetë e veçantë. Jo vetëm për faktin që një makinë arrin të drejtohet pa shofer. Në fushën e makinave autonome tashmë po punojnë të gjitha kompanitë që prodhojnë makina. Edhe ne kemi folur disa herë për këtë argument që mendojmë se do të sjellë risi me të vërtetë interesante përgjatë këtij viti. Ajo që është
interesante në rastin e kompanisë se celularëve Huawei është se ao përdor inteligjencën artificiale e një telefoni dhe jo të një makine. Në këtë rast pra nuk përdoret ndonjë software i veçantë i krijuar posaçërisht për makinat siç bëjnë të gjitha kompanitë automobiliste. Mjafton një celular Huawei 10 Mate Pro që kushton rreth 670-700 € i cili ka në brendësi të tij softwerin e inteligjencës artificiale.
I janë dashur vetëm 5 javë Huawei për të “stërvitur” telefonin
Inteligjenca artificiale i lejon kompjuterave që të kryejnë funksione dhe arsyetime tipike të mendjes njerëzore. E ndër funksionet kryesorë që kryen mendja njerëzore është ajo e të shikuarit të ambientit që e rrethon dhe e të njohurit të objekteve që janë përreth. Në bazë të informacioneve që softweri ka mbi këto objekte, pasi i ka njohur, duhet edhe të arsyetojë e të veprojë. Në rastin e Huawei 10 Mate Pro telefoni i lidhur me makinën Porche ka arritur të njohë objektet që e rrethonin si për shembull një top, një biçikletë apo qen e mace dhe shumë objekte të tjera që i kanë dalë në rrugë. Pasi i ka njohur ato objekte nëpërmjet inteligjencës artificiale, telefoni i ka dërguar komandën makinës që ti shmangë objektet. Pra makina nuk ka pasur një software të vetin siç kanë sot të gjitha makinat autonome mbi të cilat po punohet. Me Huawei pra teorikisht është e mundur të ngitet çfarëdolloj makine në të ardhmen.
Nëse janë dashur vetëm 5 javë për të stërvitur një telefon për të ngarë një makinë mendoni se çfarë mund të bëjë Huawei 10 Mate Pro nëse i jepet pak më shumë kohë ose dhe çfarë rezultatesh mund të arrijë inteligjenca artificiale në të ardhmen
Projekti RoadReader do të prezantohet këto ditë tek Mobile World Congress i Barcelonës ku kompania do i japë mundësinë vizitorëve të shohin nga afër rezultatet reale.
Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu















