Paralajmërimi vjen prej një nga personazheve më në zë në fushën e inteligjencës artificiale. Elon Musk nuk është nga ata që kanë frikë ose që nuk e dinë për se po flasin. Ai është themeluesi i disa iniciativave në zë si kompania e makinave Tesla ose asaj areospaciale Space X. Parashikimi i Musk u bë gjatë takimit të Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve se Amerikës.

Disa herë kam lëshuar alarmin, por ndoshta njerëzit presin që robotët të dalin në rrugë për të më besuar.

Rreziku është me të vërtetë i madh, shumë më i madh dhe më real sesa rreziku i aksidenteve ajrorë, rrugorë, ilaçeve të skaduara apo ushqimeve të prishura. Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë edhe luftëra. Ato mund të vijnë nga manipulimi i informacionave dhe shpërdarja e lajmeve fallco mbi fakte dhe njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me çfarë thuhet. Po ashtu edhe makinat pa shofer mund të bien viktima të hakerave që mund ti manipulojnë sipas dëshirës.

Sektori i Inteligjencës Artificiale ka nevojë për rregullim sa nuk është vonë

E kuptoj shumë mirë që të rregullosh një sektor të tillë nuk është kollaj – shprehet Musk. Në këtë sektor gjithçka është e komplikuar dhe mbi të gjitha po flasim për një sektor që është akoma në fazën fillestare dhe që ka akoma një rrugë të gjatë përpara. Për ligjvënësit është e komplikuar që të rregullojnë një sektor për të cilin nuk e dinë akoma se çfarë drejtimi do të marrë.

Ligjet duhen bërë para se rreziku të kthehet në katastrofë

Sidoqoftë – sipas Musk – ky është një rast i veçantë ku ligjvënësit nuk duhet të presin që teknologjia të zhvillohet e pastaj ta rregullojnë. Rreziku që mund të vijë nga robotët dhe nga të gjithë instrumentat që funksionojnë me inteligjencë artificiale. Zakonisht ligjet bëhen pasi një teknologji ose një sektor është zhvilluar dhe ligjvënësi fillon të njohë problemin ose rrezikun e mosrregullimit ligjor. Në fushën e Inteligjecës Artificiale sugjeroj që mos të shkohet në këtë drejtim – tha Musk. Nuk duhet pritur më shumë.

Reagimet

Informimi është baza e krijimit të një sistemi të shëndoshë

Shumë prej pjesëmarrësve në takim treguan interes për fjalët e Elon Musk dhe e pyetën atë se cila mund të jetë rruga që duhet ndërmarrë. Si fillim, propozoi Musk, duhet që të krijohet një bazë ekspertësh të mirëinformuar mbi atë se çfarë po ndodh sot në fushën e inteligjencës artificiale. Rruga është e gjatë, por informimi dhe “të mësosh sa më shumë që të jetë e mundur” është baza për të kuptuar problemin dhe sfidat që na presin në të ardhmen.

Ky artikull është pjesë e editorialëve tanë mbi inteligjencën artificiale. Nëse do të dish më shumë të lutem kliko këtu

PËRGJIGJU

Të lutem lër një koment
Të lutem shkruaj emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.